“Lufta III Botërore ka nisur”, paralajmërimi i ish-zv.kryeministres së Ukrainës: Izoloni Rusinë, nëse nuk doni të vijë në perëndim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lufta III Botërore ka nisur”, paralajmërimi i ish-zv.kryeministres së Ukrainës: Izoloni Rusinë, nëse nuk doni të vijë në perëndim

Në një intervistë për The Sun, ish-zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka deklaruar se tashmë Lufta e Tretë Botërore ka nisur.

Ivanna Klympush-Tsintsadze deklaroi ndër të tjera se çdo shpresë e Perëndimit për të negociuar për paqe me Rusinë është naive, dhe se perandoria e Putinit duhet të ndërpritet.

Sipas saj çdo bisedime paqeje me “despotin e çmendur”, do të rezultojë duke parë sesi Putin do të mbajë nën pushtetin e tij çdo pjesë të Ukrainës.

Ivanna thotë se e vetmja mënyrë se si Putin mund të mposhtet, është dobësimi dhe izolimi i Rusisë.

Advertisement

“Për Putinin, çdo lloj negocimi është ‘ma jepni tokën’. Ai nuk do ta kthejë atë. Çdo lloj marrëveshje paqeje është vetëm për të konfirmuar se ukrainasit nuk ekzistojnë. Për Putinin, ka të bëjë me nënshtrimin e vendit me forcë dhe rivizatimin e kufijve”, tha ajo.

Për Ivannën, rezultati i vetëm nga lufta në Ukrainë është që bota të bashkohet dhe “të mundë Federatën Ruse”.

“Unë me të vërtetë mendoj se bëhet fjalë për një Luftë të Tretë Botërore që tashmë ka nisur. Unë nuk e shoh terrenin ku saktësisht mund të negociojmë me Putinin për ndonjë pritshmëri që Putini do të respektonte në të vërtetë”, tha Ivanna.

“Çështja është se ju duhet të ofroni skenarë të ndryshëm dhe të mos keni frikë nëse Rusia… shpërbëhet. Që të fitojë Ukraina, Rusia duhet të dobësohet. Nuk ka të bëjë ekskluzivisht me fitoren e Ukrainës, çfarëdo që të thotë kjo. A janë duke u marrë masa, ose duke u marrë parasysh, që pas Ukrainës, Rusia nuk do të nisë  një luftë tjetër”, shtoi zyrtarja ukrainase.

Advertisement

Por Ivanna beson se Perëndimi dhe vendet anëtare të NATO-s kanë frikë se si do të dukej një Rusi e shpërbërë.

“Unë dyshoj se politika perëndimore është kaq e shqetësuar për shpërbërjen. Sepse, sigurisht, kjo do të thotë se një grumbull i tërë armësh bërthamore ndodhen atje. Pra, të gjithë janë shumë të frikësuar”, deklaroi ajo.

Ivanna paralajmëroi se izolimi dhe shkatërrimi i perandorisë së Putinit mund të jetë i vetmi shans për të shpëtuar Evropën nga Lufta e Tretë Botërore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy