Lufta mes bandave në Greqi, shpërthen depoja me pije alkoolike në Athinë, dëmtohet pallati dhe makinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një shpërthim i fuqishëm në bodrumin e një pallati në Athinë është regjistruar në orët e para të mëgjesit të kësaj të hëne.

Mediat greke, raportojnë se shpërthimi i fuqishëm ka ndodhur në bodrumin e një pronari club-i nate, i cili mbante aty verë dhe pije të tjera alkoolike.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërsa një banor shprehte se dy katet e para të pallatit u shembën.

Dy katet e para të pallatit u shembën, 11 makina u shkatërruan, të gjitha xhamat u thyen”, tha një banor i zonës për prototothema.gr.

Advertisement

I njëjti person, ka qenë në shënjestër edhe disa vite më parë. Sipas banorëve, rreth 10 vite më parë, në të njëjtin bodrum ishte vendosur lëndë plasëse, ku dëmet edhe në atë kohë kishin qenë të mëdha.

Ky bodrum është i pronarit të klubit të njohur të natës që ndodhet në anën e pasme. Kishin bombarduar sërish në të shkuarën, 8-10 vjet më parë nuk e mbaj mend saktësisht. Dhe i njëjti dëm ishte bërë. Të gjitha xhamat janë thyer nga shtëpia ime dhe në të gjithë lagjen. Ishte një shpërthim shumë i fortë pasi pallati u trondit”, tha një tjetër banor.

Ashtu siç shihet edhe nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa janë dëmtuar edhe disa makina që kanë qenë të parkuara aty pranë.

Kjo ngjarje, dyshohet të ketë lidhje me bandat që operojnë në Greqi. Tre vitet e fundit grupet mafioze po riformatohen mbas ekzekutimeve të ndodhura në Athinë,ku janë vrarë dhjetëra mafiozë nga banda të ndryshme.

Advertisement

Ministri grek i Mbrojtjes deklaroi se shteti u ka hapur luftë bandave dhe nuk do të ndalet derisa t’i shkatërrojë ato.

Ekspertët thonës bandat janë në një betejë të përherëshme pasi në Greqi aktiviteti i kondrabadës së naftës e kalon 1.5 miliardë euro.

Mbi 1 miliard janë përfitimet nga kundrabanda e cigareve dhe afro 600 milionë përfitohen prej trafikut të pijeve alkolike dhe atyre freskuese, ndësa trafiku i drogës dhe prositucionit e kalon 1 miliardë euro në vit.

Pak kohë më parë, në Greqi u ekzekutua edhe biznesmeni Kristos Jalias me breshëri kallashnikovi, ku sipas hetuesve, 20 plumba që janë derdhur ndaj tij i kanë marrë jetën. Më pas, autorët i kanë vënë flakën mjetit me të cilin lëvizte viktima dhe armën që përdorën në krim, duke u munduar të humbisnin çdo lloj gjurme. Biznesmeni ishte i përfshirë në kontrabandën e cigareve, ndërsa pak kohë më parë në rrethana ende misterioze atij i kishin ekzekutuar edhe ish bashkëshorten./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy