Lufta në Gaza, një në dy banorë po përjeton një situatë katastrofike ushqimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Gaza, një në dy banorë po përjeton një situatë katastrofike ushqimore

Shkatërrimi i madh humanitar i shkaktuar nga lufta dhe uria, ende të përqendruara në veri, por që kërcënojnë të gjithë popullsinë e Rripit të Gazës, janë një shqetësim në rritje.

Izraeli ka vendosur një rrethim total në Rripin e Gazës që në ditët e para të luftës dhe kontrollon hyrjen e ndihmave humanitare. Ndihmat mbërrijnë kryesisht përmes Egjiptit në Rafah, por janë krejtësisht të pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e mëdha të popullsisë. Dhe është shumë e vështirë të arrish në veri, ku aktualisht janë rreth 300,000 njerëz, sipas Kombeve të Bashkuara.

Një në dy banorë të Gazës – ose 1.1 milion njerëz – po përjeton një situatë katastrofike ushqimore, veçanërisht në pjesën veriore të enklavës, paralajmëruan dje agjencitë e OKB-së.

Rripi i Gazës është kthyer në një “varrezë në ajër të hapur”, tha kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, duke shtuar se uria “po përdoret si një armë lufte”.

Advertisement

Luftimet e ashpra shpërthyen në zemër të qytetit të Gazës të hënën dhe bombardimet u zhvilluan në zonën përreth dhe brenda spitalit al-Shifa, më i madhi i enklavës, të cilin ushtria izraelite e kishte kapur tashmë në një sulm më 15 nëntor përpara se të tërhiqej.

Ushtria izraelite tha se kishte vrarë dhjetëra militantë palestinezë dhe kishte kapur mbi 200 në operacionin në spital, i cili tha se ishte nisur për shkak të informacioni” se Hamasi i rangut të lartë po e përdorte atë për qëllime ushtarake. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy