OKB paralajmëron për “zi buke” në Gaza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OKB paralajmëron për “zi buke” në Gaza

Nga sot  e deri në muajin maj, pritet që në Rripin verior të Gazës të mbizotërojë uria.

“30 mijë njerëz do të mbeten të bllokuar nga konflikti”, thuhet në raportin e agjencisë së specializuar në OKB.

Në të gjithë Rripin e Gazës, numri i njerëzve që përballen me një situatë “urie katastrofike” është rritur në 1.1 milion, gjysma e popullsisë së enklavës, sipas raportit të Klasifikimit të Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC).

“Uria parashikohet dhe është e pashmangshme në Gazën veriore dhe në Guvernatorin e Gazës dhe pritet të ndodhë nga mesi i marsit 2024 deri në maj 2024,” tha ai.

Advertisement

Në raportin e mëparshëm të IPC në dhjetor, Programi Botëror i Ushqimit dhe Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) folën për një zi buke që pritet të pushtojë vendin deri në fund të majit në Gazën veriore.

“Uria po vjen”, paralajmëroi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i FAO-s, Berth Bechtsdoll.

“Është e mundur që tashmë po ndodh në veri, por ne nuk jemi në gjendje ta verifikojmë”, sepse nuk ka qasje në ato zona, shtoi ai, duke folur për AFP.

Më herët, kreu i agjencisë së ndihmës për refugjatët palestinezë (UNRËA) Philippe Lazzarini, tha se uria në Rripin e Gazës është “artificiale”.

Advertisement

Kriza mund të zgjidhet dhe të rikthehet nëse ka vullnet politik dhe Gaza mund të “përmbytet” me ushqime përmes pikave kufitare, tha Lazzarini në një konferencë shtypi në Kajro së bashku me ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy