Lufta në Gaza, ushtria izraelite njofton vrasjen e 4 ushtarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Gaza, ushtria izraelite njofton vrasjen e 4 ushtarëve

Ushtria izraelite publikoi sot emrat e katër ushtarëve  të vrarë në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të ushtarëve izraelitë të vrarë në luftimet atje në 604, ndërsa lufta e Izraelit kundër Hamasit hyri sot në muajin e shtatë.

Katër ushtarët u vranë dje, të shtunën, në Gazën jugore, tha ushtria izraelite në një deklaratë.

Ushtarët e vrarë janë:

Ido Baruch, 21 vjeç, komandant në bazën stërvitore të Brigadës Komando, nga Tel Mond.

Advertisement

Amitai Even Shoshan, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga Azri’el.

Ilai Zair, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga Kedari.

Reef Harush, 20 vjeç, nga baza stërvitore e Brigadës Komando, nga Kibbutz Ramat David.

Advertisement

Dje Hamasi njoftoi se luftëtarët e tij kishin zënë pritë ndaj forcave izraelite në qytetin Khan Younis në pjesën jugore të Rripit të Gazës.

Gjashtë muaj pas konfliktit, asnjë nga objektivat nuk është arritur.

Megjithatë, Netanyahu po refuzon të ndryshojë qëndrim. Ndërsa ai premtoi të lejojë më shumë ndihmë në Gaza pas një ultimatumi këtë javë nga presidenti amerikan Joe Biden, ai ka refuzuar thirrjet për një armëpushim humanitar dhe për një rishikim të planit të tij për të pushtuar Rafah, qytetin jugor të Gazës ku ndodhen më shumë se një milion njerëz.

Sulmet e Hamasit të 7 tetorit vranë rreth 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë. Mbi 33,000 njerëz janë vrarë gjatë ofensivës së Izraelit në Gaza që prej 7 tetorit, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi, shumë prej tyre gra dhe fëmijë. Sipas të dhënave izraelite, 253 izraelitë dhe të huaj u morën peng gjatë sulmeve të Hamasit.

Advertisement

Rreth 129 pengje nuk janë gjetur ende që prej kohës që u rrëmbyen. Të paktën 34 prej tyre mendohet se kanë vdekur. 12 trupa janë gjetur nga IDF.

/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy