Lufta në Izrael/ Anëtarët e ushtrisë: Ky është 11 shatori ynë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në Izrael/ Anëtarët e ushtrisë: Ky është 11 shatori ynë!

Dy anëtarë të lartë të ushtrisë izraelite kanë krahasuar sulmet e së shtunës nga Gaza me ato të 11 shtatorit në SHBA.

 

“Ky është 11 shtatori ynë,” tha njëri prej tyre.

 

Advertisement

Nënkoloneli Jonathan Conricus gjithashtu i krahasoi sulmet e Hamasit me sulmet në Amerikë.

 

“Ky mund të jetë një 11 shtator dhe një Pearl Harbor i bashkuar në një,” tha ai. “Kjo është, deri tani, dita më e keqe në historinë izraelite. Asnjëherë më parë nuk janë vrarë kaq shumë izraelitë nga një gjë e vetme, e lëre më nga aktiviteti i armikut në një ditë.”

 

Advertisement

Të shtunën, grupi islamik Hamas sulmoi me mijëra raketa Izraelin, teksa autoritetet izraelite u kundërpërgjigjën. Izraeli numëron qindra viktima, po ashtu dhe Palestina, duke rikthyer luftën e përgjakshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy