“Lufta në Ukrainë do të vazhdojë, situata do të përkeqësohet”, zbardhen detaje nga biseda Macron-Putin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lufta në Ukrainë do të vazhdojë, situata do të përkeqësohet”, zbardhen detaje nga biseda Macron-Putin

Presidenti rus Vladimir Putin i tha homologut të tij francez Emmanuel Macron se ai do të vazhdojë operacionet ushtarake në Ukrainë gjatë një telefonate 90-minutëshe që zhvilluan sot, u tha gazetarëve në një burim i Pallatit Élysée.

“Kjo bisedë është për fat të keq një rast për të dëgjuar se Presidenti Putin do të vazhdojë ndërhyrjet ushtarake dhe për të shkuar deri në fund”, sipas burimit të Elysée, raporton CNN.

“Telefonata i lejoi Presidentit të Republikës t’i kthehej mosmarrëveshjeve që kemi me Rusinë, të kërkonte alternativë diplomatike ndaj operacioneve ushtarake, t’i tregonte të vërtetën Presidentit Putin për mënyrën se si ne e shohim luftën e tij në Ukrainë, por edhe pasojat që do të ketë për Rusinë në terma afatgjatë,” vazhdoi burimi.

Advertisement

Putin dhe Macron patën “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh mbi situatën rreth Ukrainës”, tha shërbimi për shtyp i Kremlinit të enjten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Të dy palët ranë dakord të mbanin derën e dialogut të hapur, sipas rusëve dhe francezëve. Sipas burimit të Elysée, Putin gjithashtu mohoi të kishte bombarduar Kievin dhe paralajmëroi se situata do të përkeqësohet, por sipas tij është faji i Ukrainës.

Në përgjigje, Macron e paralajmëroi Putinin se po bën një gabim të madh, sipas burimit. Macron përsëriti se kërkesat e Moskës për neutralizimin dhe çarmatimin e Ukrainës janë të papranueshme dhe përgjegjësia e këtij konflikti bie tërësisht mbi Putinin.

Por Macron tha gjithashtu se ka ende kohë për diplomaci dhe dialog për të trajtuar shqetësimet e Rusisë dhe për të përfshirë interesat e Rusisë; megjithatë, diskutimi nuk mund të ndodhë “nën kontrollin rus” dhe duhej të organizohej nga partnerë ndërkombëtarë, sipas burimit, raporton abcnews.

Advertisement

Macron gjithashtu i kërkoi Putinit të respektojë presidentin ukrainas, familjen e tij, të afërmit, zyrtarët shtetërorë dhe përfaqësuesit e zgjedhur, sipas burimit. Pas telefonatës së tij me Putinin, Macron foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy