
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka shprehur trishtim për sulmin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Ai thekson se është shumë i shqetësuar për shëndetin e popullit ukrainas. Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për paqe dhe akses të qëndrueshëm për ofrimin e ndihmës humanitare në Ukrainë.
Advertisement
“Jam zemërthyer dhe shumë i shqetësuar për shëndetin e njerëzve në Ukrainë teksa kriza është në përshkallëzim. Sistemi shëndetësor duhet të vazhdojë të funksionojë për të ofruar kujdes për njerëzit për çdo problem shëndetësor”, shkroi ai ndër të tjera.