Lufta rrezikon të përhapet, Këshilli i Sigurimit mblidhet urgjent pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta rrezikon të përhapet, Këshilli i Sigurimit mblidhet urgjent pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit

Situata e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit ka bere që Këshilli i Sigurimit të mblidhet në një seancë  të jashtëzakonshme. Në fjalën e tij Antonio Guterres tha se rajoni i Lindjes së Mesme po përballet me kërcënimin real të një konflikti në shkallë të gjerë.

“Populli i rajonit po përballet me kërcënimin real të një konflikti shkatërrues në shkallë të plotë. Tani është koha që të shtensionohet situata. Është jetike të shmanget çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme. Civilët tashmë po mbajnë barrën dhe po paguajnë çmimin më të lartë. Dhe ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për të angazhuar në mënyrë aktive të gjitha palët e interesuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Siç thotë Deklarata e Marrëdhënieve Miqësore e vitit 1970, aktet e hakmarrjes që përfshijnë përdorimin e forcës janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar”,  tha Antonio Guterres.

Ndërkohë Izraeli  akuzoi Iranin për destabilizimin e situatës në Lindjen e Mesme.

“Maskat po bien. Irani, sponsori numër një i terrorit në botë, e ka treguar fytyrën e vërtetë si një destabilizues i rajonit dhe botës”, tha ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan.

Advertisement

Erdan po ashtu  i kërkoi Këshillit të Sigurimit që të shpallë Gardën Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste dhe “të vendosen të gjitha sanksionet e mundshme ndaj Teheranit para se të jetë shumë vonë”.

Nga ana tjeter ambasadori i Iranit  në OKB Amir Saeid Iravani  e cilësoi sulmin si  vetëmbrojtje.

“Këshilli i Sigurimit ka dështuar në detyrën e tij që të ruajë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Irani nuk  kërkon përshkallëzim apo luftë,por do të përgjigjet ndaj çdo kërcënimi apo agresioni. Është koha që Këshilli i Sigurimit të marrë përgjegjësinë e tij dhe të trajtojë kërcënimin real ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, tha ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani.

Ndërkohë sekretari i jashtëm britanik David Cameron i ka bërë thirrje Izraelit  të mos i jap një përgjigje hakmarrëse Teheranit.

Advertisement

Rritja e tensioneve mes Izraelit dhe Iranit po ndodh në kohën kur lufta mes Izraelit dhe Hamasit  në Gaza  ka hyrë në muajin e shtatë. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy