“Nuk ia fal kurrë vetes”, rrëfimi rrëqethës i babait që humbi vajzën 7-vjeçare në fundosjen e gomones me emigrantë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Nuk ia fal kurrë vetes”, rrëfimi rrëqethës i babait që humbi vajzën 7-vjeçare në fundosjen e gomones me emigrantë

Ahmed Alhasimi që humbi vajzën e tij 7-vjeçare javën e kaluar në Kanalin Anglez në përpjekje për të shkuar në Britani, ka folur për BBC për humbjen tragjike të të bijës ku ka thënë se “nuk do ia fal kurrë vetes”.

Ahmed Alhasimi hipi në gomone me gruan dhe tre fëmijët e tij në jug të Calais, më 23 prill, me qëllim që të kalonin ilegalisht në Britani për një jetë më të mirë.

Pak para nisjes, një grup emigrantësh nxituan të hipnin në varkën e mbingarkuar. Momentet që pasuan ishin makth dhe për fat të keq 7-vjeçarja Sara dhe 4 persona të tjerë u shkelën nga turma dhe humbën jetën. Ishte pikërisht numri i lartë i personave në gomone që shkaktoi edhe përmbysjen e varkës.

Advertisement

Gjatë rrëmujës, Sara u mbyt ndërsa gruaja e Ahmedit, Nour AlSaeed dhe dy fëmijët e tyre të tjerë, Rahaf 13-vjeçar dhe Hussam 8-vjeçar, gjithashtu u bllokuan në varkë, por arritën të shpëtonin.

“Vajza ime po ulëriste Babi më ndihmo. Ajo po kërkonte ndihmën time por unë nuk munda ta shpëtoja. Nuk do tia fal kurrë vetes. Nuk mund të bëja asgjë tjetër, me ishin mbyllur të gjitha dyert në jetë. Ishte aty vetëm pak metra larg meje dhe nuk munda ta ndihmoj. Kur ato nxorën personat që humbën jetën nga deti nuk doja ta besoja kurrsesi.Po lutesha me gjithë zemër që ajo të ishte gjallë, por më pas pashë Sarën, vogëlushen time të pajetë”, tha babai irakian.

Ahmed Alhashimi tregoi se luftoi shumë që të mbante dorën e vajzës së tij pa e lëshuar, por njerëzit që po tentonin të largoheshin me forcë nga gomonia që po përmbysej e ndanë atë nga vajza.

Teksa tregoi se ai ishte i detyruar të shkonte në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi 14 vite në vendet e Bashkimit Europian, por kërkesat e tij për Azil u refuzuan si nga Belgjika ashtu edhe nga Suedia, pra e vetmja shpresë për të dhe familjen e tij ishte Anglia.

Advertisement

Në rrëfimin e tij ai tregoi se të gjithë ata që ishin në gomone shkelën mbi gjithçka vetëm për të shpëtuar. “Atyre nuk u interesonte se kë po shkelnin, një fëmijë apo kokën e dikujt, të ri apo të vjetër”.

Sipas BBC , familja e Alhasimit kishte mbërritur në Calais dy muaj më parë dhe kjo ishte hera e katërt që ata tentonin të kalonin Kanalin anglez. Në raste të mëparshme, policia lokale kishte ndërhyrë dhe i kishte penguar. Kësaj radhe trafikantët – të cilët marrin  1500 euro për çdo pasagjer të rritur në varkat e tyre dhe rreth gjysmën e asaj për çdo fëmijë – u kishin premtuar atyre se varka do të transportonte vetëm 40 persona, kryesisht irakianë.  Mbërritja e grupit të emigrantëve sudanezë pak para nisjes nga bregu i zuri  në befasi pasagjerët. /vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy