Rrëfimi rrëqethës i të dënuarit me vdekje dhe vrasësit serial që ushqeu krokodilët me viktimat e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përpara se vrasësi serial Carl Panzram të ekzekutohej në vitin 1930, ai rrëfeu pa asnjë pendim se kishte kryer një sërë krimesh të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin dhe vrasjen massive.

Duke i numëruar krimet e tij, ai tha: “Për të gjitha këto nuk më vjen aspak keq”.

Në rrëfimet e tij në burg dhe në autobiografinë e tij, Panzram tha se ai vrau 21 djem dhe burra dhe kreu akte të urryera mbi më shumë se 1000 njerëz.

Ndër veprimet e tij më të dhunshme ishin vrasja e gjashtë gjuetarëve.

Advertisement

Panzram i qëlloi burrat dhe ia hodhi trupat e tyre krokodilëve.

“Ata i gëlltitn trupat me kënaqësi”, tha ai në rrëfimin e tij.

Ky vrasës serial ka një nga të dhënat kriminale më sadiste në historinë moderne. Kriminologët që janë përpjekur të shpjegojnë sjelljen e tij të dhunshme kanë vënë në dukje abuzimin në fëmijëri.

Përshkrimi i çmendur i krimeve të vrasësit ishte shumë i tmerrshëm dhe pakkush mund ta duronte atë. Duke rrëfyer një vrasje të pështirë, ai tha: Truri i tij po dilte nga veshët kur e vrava dhe mbaj mend që u ndjeva më mirë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy