Pa me sy i pari tragjedinë shqiptare, rrëfimi rrëqethës i dëshmitarit: Flakët ishin të mëdha, nuk i afroheshim dot autobusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pa me sy i pari tragjedinë shqiptare, rrëfimi rrëqethës i dëshmitarit: Flakët ishin të mëdha, nuk i afroheshim dot autobusit

Ilija Nikollov ishte një prej personave të parë që mbërriti në vendin ku u aksidentua dhe shpërtheu në flakë autobusi me turistë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Duke folur për mediat bullgare, Nikollov, i cili punon rreth 500 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja tragjike, tregoi se flakët ishin kaq të mëdha, sa ishte e vështirë të afroheshe.

“Dëgjova një shpërthim, por nuk munda ta kuptoj çfarë ishte. Vrapuam me kolegun drejt vendit dhe pamë se diçka po digjej. Fillimisht digjej më pak, por më pas zjarri u përforcua. U afruam të ndihmojmë, por nuk kishte se si. Kishte shumë flakë, nuk mundeshim të afroheshim”.

Nikollov tha se ishin të shumtë ata që ndaluan për t’u ardhur në ndihmë personave që ndodheshin në autobus, por pa sukses. Ai tha po ashtu se për shkak të errësirës e kishin pasur të vështirë që ta dallonin se çfarë po ndodhte. Dëshmitari sqaroi se kishte ndjerë erën e gomës së djegur, por jo erë nafte.

“Më flisnin në gjuhë të panjohur, nuk kuptoja prej nga vinin. Thirrëm 112 dhe mora reflektues për të sinjalizuar veturat që vinin. Shumë shoferë ndaluan veturat dhe vrapuan për të ndihmuar. Policia erdhi 17-18 minuta më vonë dhe pastaj ne ikëm drejt bazës. Vinte era gomë e djegur, nuk kam ndjerë aromë të naftës. Nuk e di nëse gardhi mbrojtës e ka penguar derën të hapet, ishte shumë errësirë dhe nuk mund të vërehej çfarë po ndodhte.”

Advertisement

46 persona humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike, mes tyre 12 fëmijë. Vetëm 7 persona arritën të dilnin në kohë nga autobusi që kthehej nga Stambolli për në Shkup. Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 02:00 të së martës në autostradën Struma të Sofjes, në Bullgari. Autoritetet bullgare dhe maqedonase kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy