Lukashenko: Autorët e masakrës në Moskë donin të arratiseshin në Bjellorusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lukashenko: Autorët e masakrës në Moskë donin të arratiseshin në Bjellorusi

Autorët e masakrës në Moskë kishin përgatitur një “dritare” shpëtimi për në Bjellorusi dhe jo në Ukrainë , tha presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i Putinit, u tha gazetarëve se shërbimet e sigurisë bjelloruse dhe ruse koordinuan veprimet e tyre ndërsa automjeti i të dyshuarve lëvizte në jugperëndim të Moskës, drejt rajonit Bryansk, i cili kufizohet si me Ukrainën, ashtu edhe me Bjellorusinë.

Ai tha gjithashtu se Bjellorusia vendosi pikat e kontrollit kufitar shumë shpejt.

“Kjo është arsyeja pse ata nuk mundën të hynin në Bjellorusi. Ata e panë këtë dhe u larguan dhe shkuan në zonën e kufirit ruso-ukrainas”, citohet të ketë thënë ai, sipas agjencisë shtetërore BelTA.

Advertisement

Bortnikov tha se Rusia e dinte se Ukraina po trajnonte militantë islamikë në Lindjen e Mesme. Putini pretendoi fillimisht se Ukraina kishte përgatitur një “dritare kalimi” për autorët për të kaluar kufirin. Por Ukraina mohoi kategorikisht çdo përfshirje në sulmin e përgjakshëm në Moskë.

Katër të arrestuarit për masakrën në Moskë, e cila mori jetën e të paktën 150 personave, u dënuan me paraburgim për dy muaj.

Gjykata i ka lënë të arrestuar katër autorët e dyshuar deri më 22 maj. Megjithatë, meqenëse nuk është caktuar ende fillimi i gjykimit të tyre, paraburgimi i tyre mund të zgjatet.

Katër të akuzuarit për “terrorizëm” përballen me burgim të përjetshëm. Kujtohet se autoritetet ruse kanë bërë të ditur se kanë arrestuar gjithsej 11 të dyshuar në lidhje me sulmin. Dy nga katër të arrestuarit thuhet se e pranuan fajin.

Advertisement

Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se të akuzuarit janë shtetas të huaj, pa dhënë detaje të tjera për shtetësinë e tyre. Sipas BBC, ata iu drejtuan gjykatës me ndihmën e një përkthyesi.

Sipas mediave ruse bëhet fjalë për Dalerzon Mirzoev, Saydakrami Murondali Ratchabalizonda, Shamsdin Faridouni dhe Muhamadzobir Faizov.

Në pamjet e zbuluara, katër të arrestuarit shfaqeshin në gjykatë të plagosur rëndë. Njëri prej tyre shihet në gjendje gjysmë të vetëdijshme duke u mbajtur në një karrige spitali.

 

Advertisement

/vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy