Lukashenko: BE të marrë refugjatët që janë në kufi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lukashenko: BE të marrë refugjatët që janë në kufi

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko i ka kërkuar Bashkimit Evropian të pranojë 2,000 emigrantët e bllokuar në kufirin me Poloninë duke shtuar se përkeqësimi i krizës do të ccojë drejt një lufte të pashmangshme.

ALEXANDER LUKASHENKO

PRESIDENT, BJELLORUSI

Advertisement

“Po pres që Bashkimi Evropian të pëgjigjet për 2000 refugjatët që gjenden në kamp. I kam kërkuar bllokut që ti pranojë. Kancelarja Merkel më premtoi që ky problem do të konsiderohej në nivel evropian por nuk po ndodh kështu. Ne nuk jemi barbarë, nuk duam konfrontim. E kuptojmë se nëse shkojmë shumë larg, lufta është e pashmangshme. Dhe kjo do të ishte një katastrofë.”

Bashkimi Evropian akuzon Minskun zyrtar, se ka mundësuar përmes linjave ajrore mbërritjen e mijëra njerëzve nga Lindja e Mesme në Bjellorusi me qëllim që të futen në vendet e unionit përmes Polonisë, Lituanisë dhe Letonisë.

Advertisement

Kjo sipas zyrtarëve më të lartë të bllokut vjen në përgjigje të sanksioneve që BE ka vendosur ndaj regjimit të Lukashenkos i cili shtypi protestat kundër rizgjedhjes së tij të diskutueshme, një vit më parë. Bjellorusia mohon të ketë nxitur krizën.

13 persona janë deklaruar të vdekur në kushtet e motit të ftohtë si dhe mungesës së ushqimeve ndërsa javën e kaluar 400 irakianë u riatdhesuan në vendin e tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy