Macron: Franca do të trajnojë pilotët ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron: Franca do të trajnojë pilotët ukrainas

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i tij ka “dyert e hapura” për të trajnuar pilotët luftarakë ukrainas, edhe pse ai përjashtoi mundësinë që t’i dërgojë Kievit avionë luftarakë.

 

Macron këto deklarata i bëri më 15 maj, një ditë pasi lideri ukrainas, Volodymyr Zelensky, vizitoi Parisin, në vizitën e dytë në Francë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

 

Advertisement

“Ne kemi hapur derën për trajnimin e pilotëve së bashku me disa shtete të tjera evropiane që janë të gatshme të bëjnë të njëjtën gjë. Mendoj se vendimet janë duke u marrë së bashku me amerikanët”, tha ai gjatë një interviste për transmetuesin TF1.

 

“Trajnimet mund të fillojnë menjëherë”, shtoi Macron pa dhënë më shumë detaje.

 

Advertisement

Pas disa muajsh ngecje, Ukraina është përgatitur që të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia dhe po merr ndihmë ushtarake nga aleatët për kundërofensivën e re.

 

Zelensky për muaj të tërë ka bërë thirrje për avionëve luftarakë modernë, sikurse janë avionët amerikanë F-16, por anëtarët e NATO-s deri më tani kanë refuzuar që të dërgojnë avionë luftarakë në Kiev.

 

Advertisement

Macron po ashtu tha se Franca do të trajnojë disa batalione për përdorimin e tankeve të lehta dhe makinave të blinduara.

 

Gjatë vizitës së Zelenskyt në Paris, Macron ka premtuar se do të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy