Macron negociator i krizës/ Shkon në fillim jave të takohet me Putin dhe Presidentin ukrainas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron negociator i krizës/ Shkon në fillim jave të takohet me Putin dhe Presidentin ukrainas

Presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet me Vladimir Putin të hënën në Moskë dhe nje më vonë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

 

Një hap i mëtejshëm diplomatik ky,  i liderit francez në një përpjekje për të shkaktuar një de-përshkallëzim në krizën ukrainase dhe që pason një sërë kontaktesh telefonike, të cilat janë intensifikuar ditët e fundit me homologët e tij rusë dhe ukrainas, si dhe me presidentin amerikan Joe Biden. .

Putin dhe Macron folën te enjten ne mbremje në telefon për krizën në Ukrainë. Kjo është telefonata e tretë e javës mes të dyve, sipas raporteve nga agjecia e lajmeve Tass.

Advertisement

Te enjten ne mbremje, sipas raportimeve nga burimet e pallatit presidencial francez Elysée, Macron foli për 45 minuta me Putinin dhe për rreth një orë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

“Të dy diskutimet – vijojnë burimet – vijnë në një kontekst konsultimi të vazhdueshëm midis partnerëve dhe aleatëve evropianë. Ato janë pjesë e vendosmërisë së presidentit francez për të vazhduar dialogun për të identifikuar elementët që duhet të çojnë në një de-përshkallëzim te krizes”. “Bisedimet – vazhdojnë burimet e presidencës franceze – u përqendruan në dy prioritete. E para, për të kapitalizuar progresin e fundit të formatit të Normandisë për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme në Donbass. E dyta, për të filluar bisedën për kushtet e  ekuilibrit strategjik në Evropë/”

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, nderkohe ndodhet në Pekin për Lojërat Olimpike Dimërore, gje e cila u be e ditur nga  televizioni shtetëror kinez./Ansa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy