Macron vizitë në SHBA/ Presidenti francez i shqetësuar për subvencionin e kompanive amerikane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Macron vizitë në SHBA/ Presidenti francez i shqetësuar për subvencionin e kompanive amerikane

Presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon një vizitë në Uashington, ku i shoqëruar nga bashkëshortja, u prit nga homologu Joe Biden.

 

Macron mbajti një fjalë në kongres, ku kundërshtoi subvencionet që po jepen për kompanitë amerikane. Në takimin me dyer të mbyllura në bibliotekën e kongresit, ai shprehu shqetësimin para ligjvënësve amerikanë per pabarazitë që do të krijohen mes prodhuesve.

 

Advertisement

“Unë nuk dua të bëhem një treg për të shitur produkte amerikane, sepse kam saktësisht të njëjtat produkte si ju,” – mësohet të ketë thënë presidenti, sipas mediave ndërkombëtare. Macron u shpreh më tej se Akti i Reduktimit të Inflacionit eshte super agresiv ndaj kompanive evropiane.

 

Paketa legjislative, e nënshkruar nga Biden në gusht, ofron subvencione masive për produktet e prodhuara në SHBA. Kjo mbështetje konsiderohet se në mënyrë të padrejtë dëmton kompanitë jo-amerikane dhe një goditje serioze për ekonomitë e Europës, në kushtet kur ajo vuan pasojat e luftës.

 

Advertisement

Ndërkohë, presidenti Macron vizitoi edhe selinë e NASA-s I shoqëruar nga nënpresidentja Kamala Harris. Ai tha se bashkëpunimi SHBA-Francë  eshte i rëndësishëm për të ulur rrezikun e konfliktit në hapësirë.

 

EMMANUEL MACRON

PRESIDENT I FRANCES

Advertisement

 

“Hapësira është një  vend  i ri për konflikte dhe ne kemi lojtarë të çmendur në hapësirë. Ne kemi shtete mashtrues atje dhe sulme të reja Kemi të njëjtat qëndrime  me shkencën dhe përparimin, dhe  ndajmë gjithashtu të njëjtat vlera demokratike”

 

Kjo është vizita e dytë e presidentit macron në SHBA, që nga marrja e detyrës në vitin 2017.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy