“Mami vdiq kur ne ishim tek funerali i babit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mami vdiq kur ne ishim tek funerali i babit”

John dhe Mary Boxer duhet të kishin festuar përvjetorin e martesës së tyre javën e kaluar, familja e tyre kishte planifikuar një festë të madhe. Në vend të kësaj, ata të dy vdiqën me Covid-19 brenda pak ditëve.

John u sëmur më 10 prill dhe u dërgua në Spitalin Royal Sunderland.

Advertisement

Stafi nuk gjeti asgjë të gabuar dhe e dërgoi atë në shtëpi, por dy ditë më vonë, të Dielën e Pashkëve ai u kthye dhe u testua për Covid-19. Ai vdiq në 17 prill.

Maria, e cila ishte diagnostikuar me Alzheimer, e kishte të vështirë të përpunonte ato që kishin ndodhur.

Advertisement

“Ajo ndaloi së ngrëni”, tha vajza e tyre, Elaine.

Disa ditë para funeralit të burrit të saj ajo u dërgua në spital me një temperaturë, përpara se të rezultonte pozitive për koronavirus. Më pas, edhe ajo ndërroi jetë, ditën e funeralit.

Advertisement

Familjarët po planifikojnë të mbajnë një memorial të përbashkët për çiftin më vonë gjatë vitit, kur rregullat e distancës sociale ta lejojnë atë.

“Mami vdiq kur ne ishim tek funerali i babit” shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy