Masakër në një burg të Ekuadorit/ 116 të vdekur nga lufta mes bandave famëkeqe

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakër në një burg të Ekuadorit/ 116 të vdekur nga lufta mes bandave famëkeqe

Beteja mes bandave të fuqishme në një ndër burgjet më famëkeqe të Ekuadorit, Guayaquil,  ka lënë të paktën 116 persona të vdekur dhe 80 të tjerë të plagosur.

 

Autoritetet vendase kanë kanë fajësuar bandat e lidhura me kartele ndërkombëtare të drogës ndërsa e kanë cilësuar ngjarjen si një një nga trazirat më vdekjeprurëse të burgjeve në historinë e Ekuadorit.Dhuna shpërtheu mëngjesin e së martës, ku bandat rivale shkëmbyen zjarr me armë dhe përdorën ekskplozive për të vënë nën kontroll një pjesë të burgut, ndërsa zyrtarët ben të ditur se të paktën pesë të vdekurve u është prerë koka.

 

Advertisement

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në sistemin e burgjeve.

 

GUILLERMO LASSO

PRESIDENT I EKUADORIT

Advertisement

“Është për keqardhje që burgjet janë duke u kthyer në territore për përleshje mes bandave kriminale. do të veprojmë me qëndrueshmëri absolute, për të fituar kontrollin e burgut dhe të parandalojmë përhapjen e dhunës edhe në burgje tjera.”

 

Gjendja e jashtëzakonshme i jep fuqi Qeverisë të përfshijë edhe zyrtarë policorë e ushtarakë nëpër burgje.Përplasjet, sipas mediave vendase, u zhvilluan nga dy banda rivale të fuqishme meksikane të trafikut të drogës, të njohura si “Los Lobos” dhe “Los Choneros”.

 

Advertisement

Sistemi i burgjeve të Ekuadorit ka rreth 60 ndërtesa për të strehuar 29,000 të burgosur, por numri raportohet të jetë shumë më i lartë duke e cuar sistemin në kolaps.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy