minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Mbaheshin peng në Gaza, Hamasi liron dy të moshuara izraelite - Struga.info


Mbaheshin peng në Gaza, Hamasi liron dy të moshuara izraelite

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbaheshin peng në Gaza, Hamasi liron dy të moshuara izraelite

Hamasi i ka liruar të hënën dy gra të moshuara izraelite të cilat po mbaheshin peng në Gaza.

 

Qeveria e Izraelit njoftoi të hënën vonë se Nurit Cooper, 79 vjeçe, dhe Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, u liruan “nga duart e organizatës terroriste, Hamas”.

 

Advertisement

Lifshitz dhe Cooper u dërguan në pikëkalimin kufitar me Egjiptin, Rafah, nga ku u morën me ambulanca, sipas pamjeve të shfaqura nga televizioni egjiptian.

 

Ato, bashkë me bashkëshortët e vet, u rrëmbyen nga shtëpitë e veta në qytetin afër kufirit me Gazën, Nir Oz, nga militantët e Hamasit gjatë sulmit të tërbuar të 7 tetorit.

 

Advertisement

Bashkëshortët e tyre, të moshës 83 dhe 84 vjeçe, nuk janë liruar.

 

Raportohet se Hamasi nuk ka marrë asgjë në këmbim për lirimin e dy pengjeve, të cilat u lanë të lira pak ditë pasi Hamasi i kishte liruar një grua amerikane me të bijën.

 

Advertisement

Hamasi dhe grupet e tjera militante në Gaza besohet i rrëmbyen rreth 220 njerëz, përfshirë një numër të pakonfirmuar të të huajve dhe personave me dyshtetësi.

 

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin. Ndërkohë, luftëtarët e mbështetur nga Irani nëpër rajon kanë paralajmëruar për një përshkallëzim të mundshëm të luftës, përfshirë sulmimin e forcave amerikane të zhvendosura në Lindjen e Mesme, nëse Izraeli e nis ofensivën tokësore në Gazë./REL/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy