“Shi” bombash mbi Gaza, Hamasi përgjigjet me raketa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shi” bombash mbi Gaza, Hamasi përgjigjet me raketa

Numri i viktimave dhe të plagosurve në rripin e Gazës po vijon të shënojë rritje pas sulmeve ajrore izraelite, që vijnë si përgjigje ndaj raketave të Hamasit.

 

Këtë mëngjes, në vetëm 25 minuta, ushtria izraelite hodhi 122 bomba, duke shkatërruar ndërtesa banimi si dhe duke shkaktuar vdekjen e katër palestinezeve, përfshirë një gazetar.

 

Advertisement

Militantët e Hamasit u kundërpërgjigjen duke hedhur një sasi raketash drejt Izraelit jugor.

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u shpreh se sulmet do të vazhdojnë derisa të vendoset qetësia për qytetarët e tij.

 

Advertisement

BENJAMIN NETANYAHU

KRYEMINISTRI IZRAELIT

 

“Hamasi grupi ka pësuar goditje të papritura dhe operacionet do të vazhdojnë derisa të rivendoset qetësia për qytetarët izraelitë. Nuk kam asnjë dyshim se ne i kthyem ata shumë vite prapa. Jam i sigurt se të gjithë armiqtë tanë e shohin si i përgjigjemi agresionit kundër nesh. Jam i sigurt se ata do ta marrin mësimin”

Advertisement

 

Përshkallëzimi i dhunës  në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor vuri në lëvizje diplomacinë. Franca paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në bashkërendim me Egjiptin dhe Jordaninë, duke kërkuar një armëpushim.

Debate pati edhe mes ministrave te jashtëm të bashkimit evropian, që kërkuan ti jepet fund konfliktit. Vete, Hungaria nuk mbështeti një deklaratë të unionit. Ministri i Jashtëm i këtij vendi tha se qëndrimet e Brukselit ishin të njëanshme dhe nuk do të ndihmojnë në uljen e tensionit.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës  dënuan komentet e presidentit turk

Advertisement

Recep Tayyip Erdogan për popullin hebre, duke i cilësuar si “antisemitike”.

Departamenti i Shtetit i bërë thirrje Turqisë që t’i bashkohet SHBA-së në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy