Mbi 100 mijë të vdekur nga mbidozat e ilaçeve në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbi 100 mijë të vdekur nga mbidozat e ilaçeve në SHBA

Është një rekord i ri. Më shumë se 100 mijë persona kanë vdekur nga mbidoza e ilaçeve në Shtetet e Bashkuara gjatë periudhës 12 mujore. Është një rritje me rreth 30 përqind krahasuar me një vit më parë.

“Kjo është një krizë kombëtare. Nuk njeh asnjë kufi gjeografik dhe sa vjen e përkeqësohet”, tha Anne Milgram, administratore e DEA.

CDC thotë se Opiodët vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i rritjes së bilancit të vdekjeve. Opiodët sintetikë, kryesisht fentanili, shkaktuan dy të tretat e të gjitha vdekjeve nga mbidoza. Administratorja e DEA-s, Anne Milgram, thotë se agjencia e saj po i gjen këto medikamente në çdo shtet, duke prekur nivele të paprecedenta.

“Vetëm këtë vit, DEA ka parë mjaftueshëm fentanil për t’i siguruar çdo anëtari të popullsisë së Shteteve të Bashkuara një dozë vdekjeprurëse dhe ne ende po kapim më shumë fentanil çdo ditë, u shpreh Milgram.

Advertisement

“Me shumë gjasë ka më shumë vdekje që duhet të zbulohen”, tha një mjeke.

Doktori Hall është specialist për varësinë dhe thotë se amerikanët duhet të ndërgjegjësohen për trajtimet lokale dhe burimet e parandalimit. Gjithashtu bën thirrje për monitorimin e miqve dhe familjarëve për ndonjë shenjë varësie.

“Kitet e Narcan janë të lehta për t’u marrë nga mjeku juaj ose farmacisti lokal dhe janë të lehta për t’u përdorur. Siç mund ta shihni, ai vjen në formën e një spraji të dobishëm për hundë”, tha Hall.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy