Mbretëria e Bashkuar kurorëzon mbretin Charles III

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbretëria e Bashkuar kurorëzon mbretin Charles III

 

Kurora e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – do të vendoset në kokën e Charles III, në orën 11:00, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje mbretin”.

 

Këngët do të dëgjohen nëpër rrugët e Londrës, bashkë me të shtëna armësh dhe fishekzjarre tjera, për të shënuar kurorëzimin e parë të një monarku britanik prej vitit 1953.

Advertisement

 

Charles III do të jetë vetëm burri i pestë që kurorëzohet si mbret i Britanisë.

 

Zilet do të dëgjohen nëpër të gjitha kishat e Britanisë, kur të nisë ceremonia.

Advertisement

 

Në 14 shtetet tjera, ku Charles do të jetë mbret, përveç Britanisë, pamja duket, po ashtu, e zymtë.

 

Xhamajka dhe Belize kanë dhënë shenja këtë javë se do të çojnë përpara idenë e shndërrimit në republika, derisa edhe Australia e Kanadaja do të mund të ndjekin atë hap.

Advertisement

 

Aktualisht, britanikët janë duke u përballur me rritje të çmimeve të jetesës, prandaj edhe pyesin pse taksapaguesit duhet të kenë barrë shpenzimet e kurorëzimit, i cili besohet se do të kushtojë mbi 100 milionë funta.

 

Mbështetja

 

Advertisement

Megjithatë, turma të mëdha njerëzish kanë nisur të mblidhen jashtë Pallatit Buckingham, gjatë gjithë javës.

 

Për një pjesë të britanikëve, familja mbretërore ka rol qendror në kulturën dhe historinë britanike.

 

Advertisement

Kurorëzimi do të ketë në qendër tri ngjarje kryesore, përfshirë një koncert në Kështjellën Windsor, në perëndim të Londrës, në mbrëmjen e së dielës.

 

“Jam shumë e emocionuar”, ka thënë Karen Chamberlain, 57-vjeçare, e cila është duke fjetur jashtë që disa ditë, për të ruajtur një vend në zonën ku do të parakalojë mbreti.

 

Advertisement

“Askush prej nesh nuk e ka përjetuar kurorëzimin. Nëna ime ka ardhur në Londër më 1953. Duke qenë këtu, unë tregoj se jam krenare për monarkinë”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve AFP.

 

Në ceremoninë e kurorëzimit do të marrin pjesë mbi 2.300 mysafirë, përfshirë Princin Harry dhe Dukeshën e Saseksit.

 

Advertisement

Në mesin e figurave të njohura botërore janë: Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, presidenti i Francës, Emmnauel Macron, dhe shumë të tjerë.

 

Autoritetet e sigurisë kanë ashpërsuar masat e sigurisë në qendër të Londrës, pasi në ceremoni pritet të marrin pjesë mbi 100 liderë botërorë.

 

Advertisement

Sipas autoriteteve, më shumë se 11.500 zyrtarë policorë do të garantojnë sigurinë, të shtunën, në kryeqytetin britanik./REL

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy