“Më jep lekët ose do të të infektoj”/ Grabitësi i bankës kërcënon me kollitje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më jep lekët ose do të të infektoj”/ Grabitësi i bankës kërcënon me kollitje

Duket e pabesueshme, por koronavirusi ka ndryshuar edhe mënyrën sesi kërcënon një grabitës.

Në Torino, një grabitës, për të marrë paratë e bankës, ka kërcënuar të pranishmit se do t’i infektojë me COVID-19. “Ndaloni të gjithë, më jep paratë ose do t’ju infektoj me COVID-19. Do të kollitem”, tha ai. Grabitësi kishte një maskë në fytyrë.

Advertisement

Ai mori 4.200 euro dhe më pas u largua. Falë përshkrimit të dhënë nga dëshmitarët, policia arriti të gjurmonte dhe të arrestonte hajdutin 62-vjeçar. Ai kishte vjedhur më herët një supermarket.

“Më jep lekët ose do të të infektoj”/ Grabitësi i bankës kërcënon me kollitje shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy