minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Më në fund! Kate Middleton shfaqet në publik dhe u jep fund teorive konspirative për shëndetin e saj - Struga.info


Më në fund! Kate Middleton shfaqet në publik dhe u jep fund teorive konspirative për shëndetin e saj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Më në fund! Kate Middleton shfaqet në publik dhe u jep fund teorive konspirative për shëndetin e saj

Princesha Kate Middleton i është rikthyer jetës së përditshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu disa javë më parë. 42-vjeçarja u pa duke hyrë në një dyqan ferme së bashku me princin William, që ndodhet afër shtëpisë së tyre në Adelaide.

Sipas njerëzve që e kishin parë, ajo dukej e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme, teksa ecte krah bashkëshortit të saj.

Sipas The Sun, ka qenë një fundjavë e ngarkuar për Princeshën, pas lajmeve për fotografinë e edituar, që u publikua më 8 mars, në Ditën e Gruas.

Edhe javët e fundit, memet dhe teoritë e konspiracionit kanë shkaktuar shqetësime dhe pyetje mbi gjendjen aktuale të Princeshës.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy