Arkitekti Angelo Onorato, bashkëshorti i eurodeputetes kristiandemokrate Francesca Donato, u gjet i vdekur në Palermo.
Viktima u gjet i pajetë në makinën e tij në zonën e Via Ugo La Malfa.
Shkaqet e vdekjes janë duke u konstatuar por Francesca Donato ka raportuar menjëherë “Më vranë bashkëshortin Anxhelo”.
Këtë e ka thënë duke folur në telefon me disa miq. Ajo vetë e kishte kërkuar gjithë mëngjesin dhe ishte e alarmuar sepse i shoqi nuk i ishte përgjigjur telefonatave të saj të përsëritura.
Në fund, eurodeputetja arriti të gjurmonte makinën e bashkëshortit të saj, një fuoristradë Land Rover i zi, përmes GPS dhe lajmëroi shërbimet e urgjencës.
Angelo Onorato, ishte gjithashtu pronar i një dyqani mobiljesh në Palermo.
Sipas raportimeve të para Onorato u gjet i ulur në sediljen e shoferit dhe dera e pasme e makinës ishte e hapur.
Në trup nuk u konstatuan plagë me armë zjarri. Hetuesit nuk përjashtojnë që Onorato të ketë pasur një takim me ndonjë person në zonën e Via La Malfa.
Francesca Donato, 55 vjeç, është një parlamentare evropiane e zgjedhur në vitin 2019.
Si e tillë, ajo i ishte bashkuar grupit të ekstremit të djathtë Identity and Democracy. Ajo u dallua për pozicionet e saj të forta euroskeptike dhe kundër monedhës së përbashkët. Me shpërthimin e Covid-it ajo u deklarua pa vaksinë dhe kundërshtoi masat kufizuese dhe lejen e gjelbër.
Në vitin 2021 ajo u largua nga partia e Matteo Salvinit. Onorato kishte tentuar edhe përvojë në politikë: në vitin 2022 ai kandidoi për zgjedhjet rajonale siciliane në listën e kristiandemokratëve, por nuk u zgjodh./vizionplus.tv