Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Ligji shqiptar parashikon 15 vite burg kush lufton jashtë vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Ligji shqiptar parashikon 15 vite burg kush lufton jashtë vendit

Rusia ka hedhur dyshime se vendet perëndimore po rekrutojnë në fshehtësi mercenarë nga vende të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht nga Shqipëria, Kosova e Bosnje-Heregovina për t’i dërguar në Donbas dhe vende të tjera për të provokuar Moskën.

Vetë ministri i jashtëm Sergei Lavrov tha se këto informacione po verifikohen.

Por a po luan blof Rusia me këto deklarata? Për ta vërtetuar këtë, mjafton t’i hedhim një sy ligjit se cfarë parashikon në këto raste.

Shqipëria e ka të ndaluar me ligj pjesëmarrjen e vendasve të saj, si ushtarë në vendet e tjera. Kodi penal ne kreun VII të tij, si dhe nenet 265/a,265/b dhe 265/c parashikojnë sanksione për pjesëmarrësit në veprime luftarake në një shtet të huaj.

Advertisement

Disa vite më parë, Kuvendi do të miratonte unanimisht propozimet e socialistëve që sapo kishin ardhur në pushtet për amendimin e Kodit Penal duke ashpërsuar masat ndaj personave që luftojnë jashtë vendit.

Aktualisht Kodi penal parashikon 10 deri në 15 vjet me burgim personat që nxisin rekrutojnë apo janë pjesëmarrës në luftën në vendet e huaja apo të njohur si muxhahedinët.

Në atë kohë këto ndryshime u konsultuan dhe me asistentët juridikë të SHBA-ve të njohur si OPDAT, si dhe me ministritë në vend.

Kodi Penal parashikon që për nxitjen, trajnimin, rekrutimin apo luftimin në vende të huaja dënimi të jetë 10 deri në 15 vjet.

Advertisement

Ndërkaq, Shqipëria është ndër vendet e pakta që një gjë të tillë e ka të përcaktuar edhe në Strategjisë ndërsektoriale të luftës kundër terrorizmit, 2021–2025 dhe të planit të veprimit 2021–2023

“Qeveria Shqiptare, e ka vlerësuar luftën kundër terrorizmit si një prioritet kombëtar, duke qenë ndër vendet e para që në zbatim të Rezolutës 2178 (2014) ndërmori hapa konkretë të reflektuara në legjislacionin kombëtar. Duke ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, u synua forcimi i aftësisë së adresimit të problemit të luftëtarëve të huaj terroristë, duke e konsideruar të paligjshme dhe të ndëshkueshme pjesëmarrjen, organizmin apo çdo nxitje për pjesëmarrje në veprime ushtarake të një vendi të huaj. Të vendosur për të arritur rezultate të prekshme dhe për të treguar progres real, janë marrë masa për rishikimin, forcimin dhe ndryshimin e mekanizmave aktualë të kontrollit të financimit të terrorizmit dhe ngrirjes së aseteve për individë dhe subjekte të përfshirë në aktivitet terrorist”, thuhet në Strategji.

Më herët, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë ka hedhur poshtë deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ku ai shpreh dyshime se në Ukrainë ka “mercenarë shqiptarë”.

Për këtyë deklaratë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko. Ai e ka cilësuar deklaratën të paprecedentë, ku ka publikuar edhe një lajm ku përcaktohen përkatësitë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën, ku nder ta nuk është as Shqipëria dhe as Kosova.

Advertisement

Dyshimet e kreut të diplomacisë ruse Lavrov për një prani mercenarësh shqiptarë janë shprehur mbi rajonin e Donbas-it, në Ukrainën Lindore, e ndarë që nga viti 2014 në territore të veçanta të kontrolluara nga qeveria ukrainase dhe në ato të kontrolluara nga separatistët, të mbështetur nga Rusia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy