Merkel: Nuk kisha fuqi për bisedime me Putinin, para luftës në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka dashur të organizojë bisedime mes palës evropiane dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, një vit para pushtimit të Ukrainës. Por, ajo tha se në fund e kishte parë se nuk kishte mjaftueshëm fuqi për të ndikuar te presidenti rus, pasi që ishte në fund të mandatit të saj.

 

 

Merkel tha të enjten se ajo dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishin plan të zhvillonin bisedime me Putinin në Këshillin Evropian, në vitin 2021, që për të ishte viti i fundit si kancelare e Gjermanisë.

Advertisement

 

 

“Por, unë nuk kisha më fuqi t’i shtyjë përpara këto gjëra sepse, në fund të fundit, të gjithë e dinin: ajo do të largohet këtë vjeshtë”, tha ajo për median gjermane Spiegel.

 

Advertisement

 

Merkel, e cila u pensionua nga karriera e saj politike pas 16 vjetëve në fuqi. Pas zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2021 në Gjermani, ajo ia dorëzoi zyrtarisht detyrën kancelarit aktual, Olaf Scholz, që vjen nga radhët e Socialdemokratëve.

 

 

Advertisement

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, u takua me liderin rus në qershor të vitit 2021.

 

 

Duke iu referuar vizitës së saj lamtumirëse në Moskë, në gusht të vitit 2021, Merkeli, e cila e flet rrjedhshëm rusishten, tha për Spiegel: “Ndjenja ishte shumë e qartë: ‘Sa i përket politikës së pushtetit, puna juaj e ka pasur’. Për Putinin ka rëndësi vetëm pushteti”.

Advertisement

 

 

Por, ish-liderja konservatore, lidhur me largimin e saj nga politika, tha se kishte ardhur “koha për një qasje të re” për shkak të mungesës së progresit nga qeveria e saj, jo vetëm në Ukrainë, por edhe në konfliktet në Moldavi, Gjeorgji, Siri dhe Libi.

 

Advertisement

 

Kremlini tha të enjten se Kievi mund t’iu “japë fund vuajtjeve” të popullsisë ukrainase duke i përmbushur “kërkesat” e Rusisë për zgjidhjen e konfliktit, të cilin ai e quan një operacion special ushtarak kundër nacionalistëve ukrainas. Putini nuk tregoi se cilat janë këto kërkesa.

 

 

Advertisement

Ukraina thotë se pushtimi i Rusisë është një grabitje e paprovokuar e territorit, që ka lënë të vrarë mijëra civilë, ka shkatërruar fshatra dhe qytete, si dhe ka detyruar miliona njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre. Ajo thotë se konflikti do të përfundojë vetëm kur Moska t’i tërheqë forcat e saj ushtarake nga e gjithë Ukraina, përfshirë zonat që i ka pushtuar që nga viti 2014.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy