Messi rrëfen makthin e përjetuar, i tronditur nga pandemia e “Coronavirus”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lionel Messi pranon se kurrë nuk mund t’i imagjinonte të tilla pasoja globale të pandemisë së koronavirusit, ndërsa po përgatitet për t’u rikthyer në veprim, në qershor. Përhapja e Covid-19 ka pasur një efekt shkatërrues në jetën e njerëzve, në të gjithë botën, me BBC që raporton se janë regjistruar mbi 350.000 vdekje për shkak të kësaj sëmundjeje. Sporti është ndalur prej më shumë se dy muajsh, megjithëse futbolli po fillon gradualisht të kthehet në fushat e blerta. Bundesliga ka rifilluar tashmë dhe La Liga do t’i ndezë motorët përsëri nga 8 qershori.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka të vështirë të pajtohet me ndikimin global që ka pasur virusi, por mezi pret që të rikthehet të luajë përsëri. Në një situatë të tillë, megjithatë, argjentinasi e pranon se siguria është parësore: “Unë nuk mendoj se dikush mund të ketë parë diçka si kjo, as ta ketë menduar. Disa njerëz paralajmëruan se pandemitë në mbarë botën mund të ndodhin herë pas here, por unë kurrë nuk mund ta imagjinoja se do të ndodhte kjo, se një virus mund të kishte një ndikim kaq të jashtëzakonshëm në të gjithë botën.

Të jetosh ose të punosh me kaq shumë pasiguri nuk është kurrë e lehtë, veçanërisht kur përballesh me një situatë aq të padëgjuar e panjohur si kjo. Të gjithë pyesim se kur do të kthehemi në punë, kur do të fillojmë stërvitjen dhe ndeshjet përsëri. Për një futbollist është thelbësore të qëndrojë i përqendruar, sidomos në fushë”.

Lidhur me kthimin e futbollit spanjoll pa tifozë, Messi shtoi: “Po flitet për përfundimin e sezonit pa spektatorë, gjë që sjell një tërësi sfidash. Përgatitja në grup është e njëjtë si për çdo ndeshje tjetër, por individualisht secili lojtar duhet ta vizualizojë veten duke luajtur pa tifozë. Kjo gjë është shumë e çuditshme. Është normale që kampionati të rifillojë në këtë mënyrë, pas gjithçkaje që kemi kaluar. Me gjithçka që po ndodh në botë, është krejtësisht e kuptueshme. Kur të fillojmë të luajmë përsëri, do të jetë si nga e para.

Advertisement

Ne do të kemi ca kohë për t’u përgatitur para se të fillojë kampionati, shpresojmë të rikthehen lojtarët kryesorë në ekipin tonë, që u lënduan. Teknikisht do të vazhdojë të jetë i njëjti sezon, por unë mendoj se çdo ekip dhe lojtar do ta përjetojë ndryshe. Edhe pse nuk luajmë ndeshje pej më shumë se dy muajsh, jam përpjekur të stërvitem çdo ditë. Padyshim që është shumë larg nga stërvitja me ekipin, por e pranojmë si normë të re me të cilën duhet të jetojmë. Kjo është arsyeja pse do të na duhen ca kohë për t’u përgatitur, para se të garojmë përsëri”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy