Mësuesja në Kabul: Jemi si të burgosur, mendoj se për gratë gjithçka ka përfunduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mësuesja në Kabul: Jemi si të burgosur, mendoj se për gratë gjithçka ka përfunduar

Një profesoreshë, e cila ka mbetuar në Kabul ka folur për drejtuesit e ‘BBC Radio 4 Today’ për situatën në vend.

E pyetur se si është për gratë që vendosin të largohen nga shtëpia dhe të dalin në rrugë, ajo tha se një nga shoqet e saj që doli në Kabul u fye nga Talebanët.

Ata po e pyesnin pse ishte jashtë pa bashkëshort, baba apo vëlla dhe pse nuk po mbante hixhabin e saj, tha ajo.

“Ne jemi të bllokuar në shtëpi. Ne jemi si të burgosur. Ne nuk mund të dalim jashtë. Ne nuk mund të shkojmë në banka, spitale, universitete, shkolla, gjithçka është mbyllur. Unë kisha një punë, do të shkoja në universitet, por u mbyll gjithçka.

Advertisement

Kështu që tani jam në shtëpi dhe është shumë e vështirë ta vuaj këtë gjë. Unë jam e shqetësuar për qëllimet, ëndrrat dhe ambiciet e mia, mendoj se për gratë gjithçka ka përfunduar,” tha ajo.

Profesoresha shtoi më tej  se do të largohej nga vendi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy