Milan mposht Salernitanën dhe vë nën presion Napolin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Milan mposht Salernitanën dhe vë nën presion Napolin

Në javën e 16-të të Serie A, Milani ka marrë me lehtësi tre pikët e radhës në sfidën ndaj modestëve dhe skuadrës së fundit të tabelës së klasifkimit, Salernitanës duke triumfuar me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë hipotekuan fitoren që në 18 minutat e para të lojës dhe nuk e vunë asnjëherë në diskutim atë, pasi miqtë nuk qenë pothuasje asnjëherë kërcënues në portën që mbrohej nga Maignan.

 

Vetëm 5 minuta iu deshën Franck Kessie të zhbllokonte rezultatin, pas një aksioni të nisur nga Rafael Leao. Me presionin lart të ushtruar ndaj kundërshtarit dhe me skuadrën thuajse të gjithën në gjysmëfushën e Salernitanës, Milani gjeti dhe golin e dytë me Saelemaekers. Pas një kombinimi me Diaz, belgu shkarkoi në mënyrë perfekte të majtën e tij duke shënuar një gol mjaft të bukur, të cilin ia dedikoi shokut të tij të skuadrës Simon Kjaer, pas dëmtimit të rëndë që pësoi. Por dëmtimet janë kthyer në një makth të zakonshëm te kuqezinjtë, pasi dhe Pellegri u detyrua të lerë fushën pas vetëm 15 minutash lojë.

 

Advertisement

Edhe fraksioni i dytë, e njëjta histori, me Milanin që qëndronte gjithmonë në sulm, por pa konkretizuar siç duhet aksionet duke shpërdoruar raste të shumta për gol. Në këtë mënyrë gjithçka u mbyll në shifrat 2-0, me një fitore pa shumë mund e lodhje për kuqezinjtë, në prag të ndeshjes vendimtare të Uefa Champions League, kundër Liverpool, të martën. Tashnë Milani e sheh veten në krye të Serie A, me 38 pikë, 2 më shumë se Napoli, i cili pret sot në mbrëmje Atalantën. Sfidat transmetohen eksluzivisht në platformën Tring.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy