Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miliarderi amerikan shpallet fajtor për vrasje

Trashëgimtari amerikan i pasurive të paluajtshme Robert Durst, është dënuar për vrasjen e mikes së tij më të mire në vitin 2000, Susan Berman. Asokohe, ajo u gjet e qëlluar në kokë në shtëpinë e saj në Beverly Hills.

 

Ai u shpall fajtor për vrasjen e Berman, pasi nuk e lejonte atë të fliste me policinë për zhdukjen e gruas së tij. Prokurorët e quajtën Durst, 78 vjeç, një “psikopat narcisist”.

 

Advertisement

Susan Berman ishte një shkrimtare e krimit, dhe kishte vepruar si zëdhënëse e Durst kur ai u bë i dyshuar për zhdukjen e gruas së tij.

 

Gruaja e Durst, Kathleen McCormack, një studente e mjekësisë, u zhduk në vitin 1982 dhe pretendohet se ka ndërruar jetë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy