Ministër i Brendshëm, i shumëkërkuari nga FBI/ SHBA zbulon nëse do ta njohë qeverinë talebane

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministër i Brendshëm, i shumëkërkuari nga FBI/ SHBA zbulon nëse do ta njohë qeverinë talebane

Postin e ministrit të Brendshëm, qoftë edhe përkohësisht, liderët e talebanëve vendosën t’ia besojnë një emir që kërkohet nga FBI, Mullah Hasan Akhundi, ndërsa pritet një reagim nga ndërkombëtarët nëse do ta njohin qeverinë e përkohshme afgane.

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë në planet e tyre të afërta ta bëjnë diçka të tillë. Kështu u shpreh zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki para gazetarëve.

 

Advertisement

“Uashingtoni nuk pritet ta njohë qeverinë talebane tani së afërmi”, tha ajo.

 

Zëdhënësi i talebanëve tha se kjo qeveri e përkohshme u formua për të adresuar nevojat themelore të popullit afgan. Ai shtoi se ende po kërkohen kandidatë të përshtatshëm për disa ministri.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy