Ministri gjerman trondit me deklaratën: I vaksinuar, i shëruar apo i vdekur deri në fund të dimrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri gjerman trondit me deklaratën: I vaksinuar, i shëruar apo i vdekur deri në fund të dimrit

“Pothuajse të gjithë gjermanët do të vaksinohen, kurohen ose do të vdesin deri në fund të dimrit”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn në një konferencë për shtyp në Berlin duke iu drejtuar një thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Ai pranoi se disa e kishin përshkruar këtë pikëpamje si cinike. “Por është e vërtetë. Me variantin delta shumë ngjitës, kjo është shumë e mundshme dhe kjo është arsyeja pse ne po rekomandojmë vaksinimin kaq urgjent”, shpjegoi Spahn.

Ministri i Shëndetësisë u bëri thirrje gjermanëve që të vaksinohen, duke përfshirë edhe vaksinat përforcuese, nëse raundi i parë i vaksinimit ka ndodhur më shumë se gjashtë muaj më parë, për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të rënda.

Advertisement

Shifrat zyrtare treguan më shumë se 30 000 raste të reja të konfirmuara në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit, një rritje prej rreth 50%, krahasuar me një javë më parë. Spitalet kanë paralajmëruar se kapacitetet e ICU janë pothuajse të shteruara, me disa pacientë që duhet të transferohen në klinika të tjera larg.

Gjermania pret që Bashkimi Evropian të miratojë vaksinat kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç në fund të javës, tha ai. Fëmijët e moshës shkollore kanë ndër normat më të larta të infeksionit në vend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy