Ministri i Jashtëm italian: Nëse NATO ndërhyn në Ukrainë, do të kemi konflikt bërthamor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri i Jashtëm italian: Nëse NATO ndërhyn në Ukrainë, do të kemi konflikt bërthamor

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, në një intervistë për gazetën Corriere della Sera, iu referua luftës ruso-ukrainase dhe rolit dhe strategjisë së Evropës dhe Aleancës Atlantike.

“Askush brenda NATO-s nuk ka folur ndonjëherë për ndërhyrje të menjëhershme ushtarake, ne e dimë shumë mirë se çfarë lloj pasojash mund të ketë një konflikt, i cili do të rrezikonte të shndërrohej në një konflikt bërthamor. Dhe unë shtoj: vetë NATO ka vendosur që Ukraina do të jetë në gjendje të bëhet një anëtarë vetëm pas përfundimit të luftës, sepse me mundësinë e anëtarësimit të menjëhershëm do të detyroheshim të ndërhynim në favor të një vendi të Aleancës, i cili është nën sulm”, tha Tajani.

“Ne kemi qëndruar në mbështetje të një vendi që është sulmuar në kundërshtim me çdo rregull ndërkombëtar. Është një vend i vendosur në portat e Evropës. Megjithatë, qëllimi ynë është të arrijmë paqen, jo të zgjerojmë luftën. Dhe kjo është arsyeja pse ne po e ndihmojmë Ukrainën të luftojë, pse nuk do të lihen vetëm, në mënyrë që t’i japim fund armiqësive, pa pushtuar një vend tjetër. Por kjo nuk ka të bëjë, e them qartë, me ndërhyrjen tonë të drejtpërdrejtë”, theksoi ai. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy