Mitsotakis: Nga prilli, situata me pandeminë në Greqi do të jetë më e mirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mitsotakis: Nga prilli, situata me pandeminë në Greqi do të jetë më e mirë

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u shpreh optimist se nga prilli, gjërat për grekët do të ndryshojnë për mirë.

 

Duke ju referuar pandemisë dhe krizës, Mitsotakis deklaroi për mediat greke se pret që në tremujorin e dytë të nisë rimëkëmbja.

 

Advertisement

Optimizëm ai ka veçanërisht për turizmin e verës së këtij viti.

 

“Jam optimist për një verë me turizëm të mirë. Besoj se nga prilli, situata me pandeminë në vendin tonë do të jetë më e mirë”, tha kreu i qeverisë greke.

 

Advertisement

Ai u ndal edhe tek propozimi i tij për pasaportën e vaksinimit, duke deklaruar se shumë shtete anëtare të BE kanë shprehur interes për të shqyrtuar këtë ide, veçanërisht për pushimet verore.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy