Zbuten tensionet Turqi-Greqi, Çavuşoğlu: Dendias është mik i imi shumë i mirë, tashmë ka një dritare për dialog! Takohemi së shpejti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zbuten tensionet Turqi-Greqi, Çavuşoğlu: Dendias është mik i imi shumë i mirë, tashmë ka një dritare për dialog! Takohemi së shpejti

Turqia dhe Greqia duket se do të lënë pas tensionet falë dy shefave të diplomacisë që pritet të takohen në ditët në vijim.

Ministri i jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu në një deklaratë surprizë e ka cilësuar homologun grek Dendias si një mik të tijin shumë të mirë dhe se në ditët në vijim do të takohen.

Për më tepër Çavuşoğlu thekson se tashmë ka një dritare mundësishë për dialog pas tensioneve të njëpasnjëshme në Egje.

“Tani për tani, ka një dritare mundësish për një dialog më të mirë me Greqinë. Dhe ne kemi në plan të takohemi në javët e ardhshme me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili është gjithashtu një mik i imi shumë i mirë,” tha ministri i Jashtëm turk.

Advertisement

Këto deklarata ministri turk i bëri në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun portugez Augusto Santos Silva.

Tashmë Portugalia ka marrë për 6 muaj Presidencën e BE dhe Çavuşoğlu e sheh këtë si mundësi që Turqia dhe BE të shkruajnë një faqe të re.

Turqia dhe Greqia prej më shumë se një viti janë në një ‘luftë të ftohtë’, fillimisht prej krizës së emigrantëve në Egje dhe më pas me kërkimet nga pala turke në det për gaz.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy