Mjekët në Gaza rrëfejnë tmerrin: Ushtarët izraelitë na rrahën, zhveshën dhe na hodhën ujë të ftohtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjekët në Gaza rrëfejnë tmerrin: Ushtarët izraelitë na rrahën, zhveshën dhe na hodhën ujë të ftohtë

Mjekët dhe infermierët në Gaza kanë rrëfyer tmerret që kanë përjetuar nga ushtarët izraelitë kur u bastis spitali ku ata ushtronin detyrën e tyre.

Në një rrëfim drithërues për BBC, mjekët treguan se atyre iu lidhën sytë, i detyruan të zhvisheshin dhe i rrahën brutalisht, ngjarje e ndodhur muajin e kaluar.

Ahmed Abu Sabha, një mjek në spitalin Nasser, përshkroi se ishte mbajtur për një javë në paraburgim, ku ushtarët izraelitë i kishin thyer dorën, si dhe i kishin lëshuar qenin mbi fytyrë. Të njëjtën torturë kishin përjetuar edhe dy mjekë të tjerë, të cilët nga frika e hakmarrjes nuk pranuan të identifikoheshin.

Ata i thanë BBC-së se u poshtëruan, u rrahën, u lanë me ujë të ftohtë dhe u detyruan të gjunjëzoheshin në pozicione të pakëndshme për orë të tëra.

Advertisement

BBC i dha detajet e pretendimeve të tyre Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Ata nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me këto tortura, por as nuk mohuan pretendimet specifike për keqtrajtim. Por ata mohuan që stafi mjekësor të jetë dëmtuar gjatë operacionit të tyre.

Ata thanë se çdo abuzim i të burgosurve është në kundërshtim me urdhrat e IDF dhe për këtë arsye është rreptësisht i ndaluar.

Forcat Mbrojtëse Izraelite bastisën spitalin në Gaza në 15 shkurt, pasi sipas tyre funksiononte për të strehuar personat e Hamasit. Spitali Nasser ishte ndër të vetmit që funksiononte në Rripin e Gazës, deriza forcat izraelite vendosën ta bastisnin.

Pas këtyre pretendimeve, Hamasi ka mohuar që luftëtarët e tij veprojnë brenda objekteve mjekësore.

Advertisement

Pamjet e filmuara fshehurazi në spital më 16 shkurt, ditën kur mjekët u ndaluan, dhe më pas iu dhanë si material BBC. Në ato pamje, duken burra të zhveshur përpara godinës së urgjencës së spitalit, të gjunjëzuar me duart pas kokës./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy