Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden është një 81-vjeçar i shëndetshëm dhe aktiv

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mjeku i Shtëpisë së Bardhë: Biden është një 81-vjeçar i shëndetshëm dhe aktiv

“Presidenti Biden është një 81-vjeçar i shëndetshëm, aktiv dhe i begatë, i cili mbetet i aftë për të kryer me sukses detyrat e tij në presidencën e SHBA-së”, tha në opinionin e tij kryemjeku i Shtëpisë së Bardhë Kevin O’Connor, duke përmbledhur raportin e tij për rezultatet e ekzaminimeve mjekësore të cilave iu nënshtrua presidenti amerikan.

81-vjeçari Biden, presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, iu nënshtrua kontrolleve rutinë të tij vjetore në një spital ushtarak të Maryland të mërkurën, vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, në të cilat ai po kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë kundër favoritit të palëkundur republikan, Donald Trump.

Dr. Kevin O’Connor, mjeku i Presidentit Biden, tha se presidenti po përshtatet më së miri me një pajisje që e ndihmon atë të kontrollojë çrregullimet e gjumit dhe se ka përjetuar disa shqetësime në ije, por gjithashtu ai zhvillon ushtrime fizike pesë ditë në javë.  /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy