Sot klasikja Juventus-Milan, kuqezinjtë të dërrmuar, bardhezinjtë duan të blindojnë Championsin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sot klasikja Juventus-Milan, kuqezinjtë të dërrmuar, bardhezinjtë duan të blindojnë Championsin

Juventus-Milan është sfida më e rëndësishme e kësaj të shtune ne serie A.

Përballja mes këtyre dy ekipeve historike të futbollit në Itali e vlefshme për javën e 34, luhet në orën 18:00 në Torino.

Dueli vë përballë dy skuadra të cilët këtë sezon u deshen t’i dorëzonin armët e tyrte sportive kundrejt Interit shumë javë përpara mbylljes së sezonit.

Në fushë do të jenë përballë dy trajnere, fatet e të cilëve duken të njëjta në fund të kampionatit, pasi edhe Pioli edhe Alegri janë te destinuar të largohen.

Advertisement

Aktualsiht kuqezinjtë janë të dytët me një avantaz 5 pikësh nga bardhezinjtë, një avantazh për momentin sigurie për të ruajtur pozicionin deri në fund sezoni.

Megjithatë skuadra e Milanit është e dërrmuar pas humbjes së fundit në Derbi me Interin, e dërrmuar madje edhe në organike pasi tre lojtarë mungojne për pezullime si Tomorri, Teo Hernandez dhe  Kalabria, pa harrar të dëmtuarit Kalulu, Jovic dhe Kjer.

Në raport me sezonin e kalar kur fituan në këtë stadium 1 me 0 me gol të Zhiru, ekipi është krejt ndryshe.

Ndërsa Juventusit i Alegrit vjen pas kualifikimit në finale e kupës dhe ka rikuperuar dy lojarë si ken dhe Gati.

Advertisement

Në sulm gjithsesi Alegri do të mbështet tek dyshja Kieza dhe Vlahovic. Bardhezinjtë kanë nevojë të fitojnë duke qenë se duan të mbyllin sa më shpejt kualifikimin matematikor për zonën Champions, aq më teper që në vazhdim kanë një kalendar jo të lehte. Takimi trasnmetohet në Tring Sport 1./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy