Morën një telefonatë për dhunë në familje, vriten dy efektivët në Kanada

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Morën një telefonatë për dhunë në familje, vriten dy efektivët në Kanada

Një adoleshent ka qëlluar për vdekje dy policë në Kanada. I dyshuari për të shtënat fatale është një mashkull 16-vjeçar, sipas raportimeve në mediat kanadeze.

 

Së bashku me policët ka ndërruar jetë edhe autori i krimit. Policia se adoleshenti vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri. Një grua e cila ka lidhje me të dyshuarin është dërguar gjithashtu në spital me lëndime të rrezikshme për jetën.

 

Advertisement

Oficerët e vrarë ishin Travis Jordan, 35 vjeç dhe Brett Ryan, 30 vjeç. Të dy punonin në Shërbimin Policor të Edmontonit.  Jordan shërbent për më shumë se tetë vjet, ndërsa  Ryan ishte oficer për më shumë se pesë vjet.

 

Shefi i policisë tha se dy oficerët u qëlluan të enjten pasi iu përgjigjën një telefonate për mosmarrëveshje në familje.

 

Advertisement

Teksa iu afruan banesës, ata u qëlluan nga autori.

 

“Në këtë kohë, të gjitha indikacionet tregojnë se ata nuk kanë pasur mundësi të përdorin armët e tyre”, theksuan autoritetet.

 

Advertisement

Policia nuk e ka konfirmuar publikisht moshën e të dyshuarit, por burime policore kanë thënë për CBC dhe gazetën kanadeze Globe and Mail se ai ishte 16 vjeç dhe se gruaja e plagosur ishte nëna e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy