Pjesë e grupit që vrau Behar Sofinë/ Zbulohet bashkëpunëtori 45 vjeccar i arrestuar për dhunë në familje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pjesë e grupit që vrau Behar Sofinë/ Zbulohet bashkëpunëtori 45 vjeccar i arrestuar për dhunë në familje

Është identifikuar një tjetër bashkëpunëtor në vrasjen e 66 vjecarit Behar Sofia, ngjarje e ndodhur në qendër të Tiranës në 25 shkurt të këtij vitit.

 

Ai është 45 vjeçari Bujar Leza banor i fshatit Larushk të Krujes i cili ndodhet në qeli për ushtrim dhune në familje. Mësohet se Gjykata e Posaccme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë, “arrest me burg” e cila i është komunikuar në ambientet e burgut në Tiranë.

 

Advertisement

Mbi 45 vjecarin rëndojë akuzat e vrasjes me paramendim dhe mbajtjes së armëve dhe municionit luftarak, grup i strukturuar kriminal, dhe kryerja e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale.

 

Burimet konfirmojne se Leza dyshohet të ketë pasur rolin e ndjekjes së lëvizjeve të Behar Sofisë deri në momentin e ekzekutimit të tij. Për atentatin janë të arestuar si pjesë e të njëjtit grup kriminal edhe Leonard Xhixha, Skënder Vathi dhe Xhulajno Visha, ndërsa ekzekutori ishte Ernejt Shyti.

 

Advertisement

66 vjecari Behar Sofia u vra mëngjesin e 25 shkurtit të këtij viti në qendër të Tiranës pranë Piramidës. Ai ishte pronar i disa bizneseve pranë zonës së stadiumit Dinamo. Sofia ka qenë i dënuar jashtë Shqipërisë edhe për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy