
Një 12-vjeçar humbi jetën, pasi makina që po drejtonte u përfshi në një aksident në Co Limerick, Irlandë.
Ai u përplas me një kamion mëngjesin e kësaj të premteje. Nga përplasja e fortë, i mituri nuk ka arritur t’iu mbijetojë dot plagëve të marra.
Advertisement
Nga ana tjetër, drejtuesi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave, nuk ka pësuar lëndime të rënda.
Autoritetet irlandeze kanë rrethuar skenën dhe kanë nisur hetimet. Ata kanë kërkuar edhe ndihmën e dëshmitarëve që të japin versionin e tyre nëse kanë parë ndonjë gjë.
Advertisement