Mrekulli në Filipine, vajza 3-vjeçare nxirret e gjallë nga balta pas më shumë se 60 orësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mrekulli në Filipine, vajza 3-vjeçare nxirret e gjallë nga balta pas më shumë se 60 orësh

68 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat në jug të Filipineve.

Zyrtarët thonë se edhe 51 njerëz të tjerë janë ende të zhdukur pas fatkeqësisë së 6 shkurtit në provincën Davao de Oro, por ekipet e shpëtimit e kanë pranuar se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Ndërkohë, një vajzë tre vjeçare është nxjerrë e gjatë nga balta dhe shpëtimi i saj, pas më shumë se 60 orëve të kaluara nën dhe u cilësua si mrekulli.

Edëard Macapili, një zyrtar provinca Davao de Oro, kishte thënë se shpëtimi i saj u kishte dhënë shpresë ekipeve të shpëtimit.

Advertisement

“U bë një javë pas incidentit dhe… ne mendojmë se askush nuk ka mbetur i gjallë atje”, tha Macapili për agjencinë e lajmeve AFP.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën e kaluar në mbrëmje, dhe shkatërroi 55 shtëpi, si dhe tre autobusë dhe një minibus, të cilët po prisnin për t’i marrë punëtorët nga një minierë ari në këtë fshat.

Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në shumicën e pjesëve të Filipineve, për shkak të terrenit malor, shirave të mëdha dhe shpyllëzimit të madh.

Shirat e mëdha sezonale kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe vërshime në Mindanao, duke i detyruar dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosen në zona emergjente.

Advertisement

Kjo zonë është goditur edhe nga një sërë tërmetesh, përfshirë të shtunën e kaluar kur ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin punën për shkak të një tërmeti 5.9 ballësh. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy