Muslimanët falen në Shën Sofi/ Namazi i xhumasë për herë të parë pas 86 vjetësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Muslimanët falen në Shën Sofi/ Namazi i xhumasë për herë të parë pas 86 vjetësh

Për herë të parë pas 86 vjetësh, në Shën Sofi është falur namazi i xhumasë. Ndërsa në Greqi paralelisht këmbanat e kishave kanë kumbuar në shenjë proteste.

Në hapjen e madhe këtë të premte, ishte i pranishëm edhe kreu i shtetit ndërsa në faljen e namazit morën pjesë mijëra besimtarë.

Advertisement

Ndërtesa e Shën Sofisë u ndërtua në shekullin e 6-të nga perandori bizantin Justiniani si kisha më e madhe në botën e krishterë.

Mozaikët e krishterë bizantinë, brenda ndërtesës mbulohen me perde në kohën e faljes. Shën Sofia u shndërrua në një xhami pas pushtimit otoman të Kostandinopojës në vitin 1453.Statusi i saj u ndryshua në një muze përmes një dekreti të vitit 1934 të nënshkruar nga themeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk. Ky vend është një nga atraksionet më të njohura turistike të Turqisë, me 3.7 milionë vizitorë në vitin 2019.

Advertisement

Vendimi për ta kthyer Shën Sofinë përsëri në një xhami është shoqëruar me kritika të ashpra nga klerikët katolikë të ciëlt e konsideojnë një akt përcarës dhe të padrejtë. Presidenti Erdogan është zotuar se Shën Sofia do të qëndrojë e hapur për turistët.

Muslimanët falen në Shën Sofi/ Namazi i xhumasë për herë të parë pas 86 vjetësh shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy