Najada Çomo i shkruan Kuvendit: Nuk do të betohem si deputete, arsyet janë publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Najada Çomo i shkruan Kuvendit: Nuk do të betohem si deputete, arsyet janë publike

Shefja e spitalit Infektiv, Najada Çomo njoftoi Kuvendin e Shqipërisë se nuk do të betohet si deputete.

 

Ajo fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 prillit, por pak ditë më parë dha dorëheqjen për shkak të përkeqësimit të situatës së pandemisë në vend.

 

Advertisement

“Për arsye tashmë të bëra publike, jap dorëheqjen nga ky mandate, duke njoftuar dhe mos bërjen e betimit. Me këtë rast, bazuar në nenin 71, pika 2, gërma “a” dhe “b” të Kushtetutës mandati im është i përfunduar”. Ky deklarim është publik edhe për Komisionin përkatës të Kuvendit.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy