Nata “e çmendur” e shqiptarit në Itali, arrestohet pasi shkaktoi 50 mijë euro dëm në kazino, kërcënon dhe rreh policët: Do t’ju vras sa të dal nga këtu

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nata “e çmendur” e shqiptarit në Itali, arrestohet pasi shkaktoi 50 mijë euro dëm në kazino, kërcënon dhe rreh policët: Do t’ju vras sa të dal nga këtu

Një shtetas shqiptar ka shqetësuar autoritetet italiane në qytetin e Tuennos pas kaosit të krijuar mbrëmjen e djeshme në sallën e lojërave dhe basteve “Admiral Cash Cade”.

Sipas medieve italiane, ai kishte shfaqur sjellje të çuditshme duke i ngulur sytë me këmbëngulje punonjëvse dhe klientëve të cilët luanin në makinat “slot”.

Më pas, ai piu një birrë tjetër dhe urinoi në një makinë VLT. 40-vjeçari shqiptar u çua nga vendi i tij duke bërtitur dhe filloi të shkatërronte pajisjet. Dëmi i shkaktuar sipas vlerësimeve fillestare arrin në 50 mijë euro.

Kur mbërritën ekipet e policisë ai arriti që të largohej por arratia e tij zgjati shumë pak pasi u kap dhe u arrestua.

Advertisement

Kur mbërriti në komisariat ai ka filluar të godasë efektivët. Njërin prej tyre e ka goditur me kokë në fytyrë dhe më pas e ka pështyrë. Policët e tjerë i ka goditur me shqelma dhe grushte, ndërsa njëri ka marrë lëndime më të rënda.

Gjatë procedurave të policisë ai ka vazhduar sillet dhunshëm duke kërcënuar efektivët: Ta tregoj unë, do të të vras, sa të iki nga këtu do të të bëj të paguash duke të vrarë”.

Pas hetimeve paraprake, 40-vjeçari rezultoi me precedentë të mëparshëm penalë.

Ai u dërgua në qeli në pritje të masës së sigurisë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy