NATO: Jemi përgatitur për më të keqën, Rusia të ulë tensionet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO: Jemi përgatitur për më të keqën, Rusia të ulë tensionet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka pritur sot në Bruksel  kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me të cilin ka diskutuar edhe situatën e sigurisë në Ukrainë.

 

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, shefi i aleancës deklaroi se çdo vend anëtar duhet të jetë i përgatitur edhe për skenarin më të keq.

 

Advertisement

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PERGJITHSHEM, NATO

 

“NATO vazhdon t’i bëjë thirrje Rusisë për të de-përshkallëzuar situatën. Çdo agresion i mëtejshëm rus do të ketë pasoja të rënda dhe një kosto të lartë. Ne duam të angazhohemi në një dialog kuptimplotë me ta, ne po punojmë në marrëdhëniet me Rusinë për të zvogëluar rrezikun, për të rritur transparencën dhe për të parandaluar përhapjen e armëve. Çdo komb ka të drejtë të zgjedhë rrugën e tij dhe NATO ka treguar se mund të mbrojë aleatët e saj. Por ju duhet të jeni të përgatitur për më të keqen.”

Advertisement

 

Stoltenberg shtoi se mirëpret ofertat e anëtarëve të tjerë të aleancës për të vendosur më shumë trupa, anije dhe avionë, në pjesën veriore.

Ndërsa edhe kryeministri Kovaçevski bëri thirrje për ulje të tensioneve ndërsa shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në operacionet e NATO-s.

 

Advertisement

DIMITAR KOVACEVSKI

KRYEMINISTER, MAQEDONIA E VERIUT

 

“Ne mbetemi të përkushtuar për të marrë pjesë në operacionet dhe misionet e NATO-s. I bashkohemi thirrjeve drejtuar Rusisë për të de-përshkallëzuar situatën dhe për të vazhduar dialogun. Ne mbështesim plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.”

Advertisement

 

Rusia mohon se po planifikon të pushtojë fqinjin e saj, pavarësisht dërgimit të më shumë se 100,000 trupave në kufi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy