NATO paralajmëron sërish Rusinë: Do vuani pasoja të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO paralajmëron sërish Rusinë: Do vuani pasoja të rënda

Rritja e numrit e trupave rusë në kufi me Ukrainën rrezikon rendin e sigurisë në Evropë. Këtë konstatim e ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas një takimi virtual të ministrave të Jashtëm të aleancës euroatlantike, ku edhe deklaroi se janë të përgatitur  t’i përgjigjen çdo lloj kërcënimi.

 

JENS STOLTENBERG

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I NATO-S

Advertisement

“Rreziku i konfliktit është real. Veprimet agresive të Rusisë minojnë seriozisht rendin e sigurisë në Evropë. Na vjen keq që, pavarësisht thirrjeve te vazhdueshme, Rusia nuk ka ndërmarrë hapa për të de-përshkallëzuar situatën. Ne duhet të jemi të përgatitur që bisedimet mund të dështojnë. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ne po i dërgojmë një mesazh shumë të qartë Rusisë që nëse vendosin edhe një herë të përdorin forcën ushtarake kundër një shteti, atëherë do të ketë pasoja të rënda, një çmim të lartë për t’u paguar.”

 

Sekretari i  përgjithshëm e quajti një shenjë pozitive gatishmërinë e Rusisë për t’u angazhuar në bisedime me aleatët e NATO-s pavarësisht tensioneve të larta.

 

Advertisement

Aleatët e NATO-s janë të gatshëm të dëgjojnë shqetësimet ruse dhe të bëjnë çdo përpjekje për të gjetur një rrugë politike përpara ,por edhe  në duam të adresojmë shqetësimet për veprimet e tyre. Ne jemi gati të angazhohemi për kontrollin e armëve konvencionale dhe bërthamore me Rusinë, por kjo duhet të jetë reciproke. Ne nuk mund të përfundojmë në një situatë ku të kemi anëtarë të klasit të dytë të NATO-s dhe ku aleancës nuk  do i lejohet t’i mbrojë ata.”

 

Në 9 dhe 10 janar, delegacionet amerikane dhe ruse do të takohen në Gjenevë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy