NATO tregon “muskujt” në Europë, nis stërvitjen ushtarake “Air Defender 23”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
NATO tregon “muskujt” në Europë, nis stërvitjen ushtarake “Air Defender 23”

NATO ka nisur sot stërvitjen më të madhe ajrore ndonjëherë në Evropë për të shfaqur unitetin drejt partnerëve dhe kërcënimeve të mundshme.

 

Në stërvitjen “Air Defender 23” që do të zgjase deri më 23 qershor dhe  udhëhiqen nga Gjermania, do të përfshihen rreth 250 avionë luftarakë nga 25 shtete të NATO-s dhe shtetet partnere, përfshirë Japoninë dhe Suedinë.

 

Advertisement

Afro 10.000 ushtarë marrin pjesë në stërvitjet që kanë për synim të rrisin ndërveprimin dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur ndaj sulmeve me dronë dhe raketa, në rast të ndonjë sulmi brenda territorit të NATO-s.

 

Pjesëmarrësit do të stërviten në tre zona fluturimi: mbi Gjermaninë veriore në Detin e Veriut, në lindje dhe në një brez të vogël të Gjermanisë jugore.

 

Advertisement

Këto zona do të mbyllen në mënyrë alternative për avionët civilë çdo ditë për disa orë gjë që do të prekë trafikun ajror, pasi qiejt e europës janë ndër më të ngarkuarit në botë.

 

Stërvitja “Air Defender” u mbajt per here te pare në 2018 si pjesë e përgjigjes ndaj aneksimit nga Rusia të gadishullit të Krimesë.

 

Advertisement

Përveç vlerës stërvitore, “Air Defender 23” ka edhe një vlerë të madhe politike në një kohë që Rusia po vijon prej më shumë se një viti sulmet e saj ndaj Ukrainës.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy